Ministrja: “Bëni dush së bashku që të kurseni energjinë”

Në Zvicër, një këshillë e ministres së Mjedisit për të kursyer energjinë elektrike ka hapur debat. E përballur me krizën e energjisë si gjithë Europa, edhe Zvicra po promovon masa për të reduktuar konsumin me 15% këtë dimër. Një nga sugjerimet e Simonetta Sommaruga, 62 vjeç, ishte që njerëzit ta bëjnë dushin dyshe.

Fikni kompjuterin kur nuk ju nevojitet, fikni dritat kur nuk ju duhen më dhe bëni dush së bashku“, ishte sugjerimi që e detyroi zonjën Sommaruga të sqarohej në një tjetër dalje. Ajo tha se sugjerimi u drejtohej më shumë të rinjve, pasi të gjithë e dinë se “pas një moshe të caktuar, dushi së bashku nuk është më i përshtatshëm për të gjithë“.

Geraldine Savary, redaktore e revistës së grave Femina, është ndër zërat kundër. Ajo ka akuzuar ministrat se po përpiqen të “administrojnë jetën tonë private, deri në detajet më të parëndësishme”.

Ajo u tall me idenë në një editorial ironik, duke sugjeruar që zviceranët duhet të bëjnë dashuri çdo mëngjes për t’u ngrohur pasi të fikin ngrohjen gjatë natës, të bëjnë një dush të shpejtë së bashku dhe të shkojnë në zyrë “krah për krahu, pasi kanë lënë në garazh makinën”.

Të Fundit