Ministja Kushi jep lajmin: Hapet për herë të parë shkollë e mesme për nxënësit që nuk dëgjojnë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka dhënë një lajm të mirë për nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk dëgjojnë.

Këtë vit shkollor për herë të parë do të ketë shkollë të mesme për këta nxënës që mbarojnë klasën e nëntë, duke i mbështetur ata që të bëhen më të aftë për jetën e tyre, që të fitojnë një profesion, që të integrohen më mirë në shoqëri dhe në tregun e punës, si dhe që të japin më shumë kontribut në shoqëri.

Në një nga vizitat që kam zhvilluar në Institutin e Fëmijëve që nuk Dëgjojnë më ka mbetur në mendje kërkesa e Anisës dhe Kejsit, dy nxënëse të kësaj shkolle që mbaronin klasën e nëntë dhe dëshironin të vazhdonin shkollën e mesme si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre.

Sot jam e lumtur të ndaj me to, si dhe të gjithë nxënësit e mrekullueshëm të këtij instituti, lajmin e shumëpritur që më në fund, pas shumë vitesh kërkesa nga mësuesit dhe prindërit, kemi vendosur hapjen e shkollës së mesme për nxënësit që nuk dëgjojnë në fushën e të nxënit Teknologji dhe TIK.

Që prej shtatorit të këtij viti, të gjithë nxënësit që mbarojnë klasën e nëntë në këtë institut nuk do të qëndrojnë më në shtëpi, por do të kenë mundësi të vijojnë studimet dhe të fitojnë një profesion, për t’u bërë më të aftë për jetën e tyre, për t’u integruar dhe për të dhënë më shumë kontribut në shoqëri.

Të Fundit