Milot/ Makina përplas 17-vjeçaren, rëndë në spital.

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një 17-vjeçareje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lezhë- Milot. E reja është përplasur nga një mjet, ndërsa shoferi i saj është shoqëruar në polici.

E plagosura është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Lezhës në gjendje të rëndë. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 07:45 , në autostradën Lezhë-Milot, tek “Kryqëzimi i Rriles”, automjeti me drejtues shtetasin F.D., ka përplasur shtetasen Xh.D.,17 vjeçe, ku për pasojë ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës. Drejtuesi i automjetit shtetasi F.D.është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit