Milaim Zeka: Shqiptarët janë primitivë, duan më shumë Edi Ramën se gratë e tyre

Një batutë e Milaim Zekës ka shkaktuar të qeshura në studion e “Abc-së së mëngjesit”. Gjatë një lidhje me Skype duke komentuar deklaratën e tij virale se vetëm “fukarenjtë dhe budallenjtë martohen në rini”, Zeka bëri dhe një batutë teksa tha se shqiptarët duan më shumë Edi Ramën sesa partnerët e tyre.

“Në mentalitet, shoqëria shqiptare është mesjetare sepse nuk do të dashurohen me Edi Ramën më shumë se gratë dhe burrat e tyre. Tetë vite një kryeministër, tetë vite të mërzitet partneri dhe jo më kryeministri. Ne mendojmë se po u divorcuam na shkon fytyra, nëna i thotë gocës se duhet ta durosh burrin sepse na merr fytyrën.”, tha ai.

Të Fundit