Meta:Basha mu ul në gjunjë, me lot në sy kërkoi anulimin e zgjedhjeve e protestës

Presidenti Ilir Meta, ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka folur lidhur me deklaratat e fundit kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas Metës, Basha shton çdo ditë dozat e gënjeshtrave. Presidenti ka treguar edhe takimin me Bashën në Gjermani, ku ky i fundit i ka kërkuar të shtyjë zgjedhjet e 30 qershorit dhe të anuloj protestën e 8 qershorit.

“Presidenti në respekt të Kushtetues caktoi datën 30 qershor, sa më shumë afrohej data aq më tepër rritej dhe përshkallëzoi tensioni midis forcave politike në vend, midis mitingjeve të opozitës dhe anti mitingjeve të kryeministrit. Në gjuhën e urrejtjes akuzonin njëri-tjetrin. Kjo situatë u shoqërua me shumë protesta masive. Shumë qytetarë u plagosën. Kjo tensionoi shumë rëndë klimën politike. Më datë 2 qershor opozita mbajti protestën e 7 të saj dhe në përfundim paralajmëroi mbajtjen e protestës finale në datën 8 qershor. Gjuha e urrejtjes tregonte qartë se Shqipëria të shkonte në përshkallëzim, duke rrezikuar rëndë paqen në vend. Në ditët që i paraprinë kësaj proteste siç protesta finale që do bëhej hataja, presidenti administroi informacion të klasifikuar se gjatë kësaj proteste do të përdorej dhunë. Në datë 6-8 qershor presidenti ndodhej në Gjermani. Në të njëjtën periudhë erdhi edhe Basha në Gjermani, dhe iu lut presidentit, duke iu përgjëruar, me lot në sy që presidenti të anulonte protestën e opozitës në 8 qershor por edhe të shtynte zgjedhjet. Protesta që kishte thirrur do të degradonte në dhunë dhe ai nuk e kontrollonte dot popullin opozitar. I trembur dhe i panikosur nga përgjegjësitë e tij të cilin e gënjente në mitingje, si dhe i frikësuar nga përgjegjësitë ligjore që do të mbante për dhunën Basha iu ul në gjunjë presidentit që të shtynte zgjedhjet. Këtë sipas Bashës presidenti duhet ta bënte direkt nga Gjermania,”-tha Meta.

Të Fundit