Meta: Të kujdesemi më shumë që të rinjtë të mos largohen, por të ndërtojnë të ardhmen e sigurt në Atdheun e tyre – Stop
Lajme, Të Gjitha

Meta: Të kujdesemi më shumë që të rinjtë të mos largohen, por të ndërtojnë të ardhmen e sigurt në Atdheun e tyre

TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot në një takim Avokatin e Popullut të Kosovës si dhe zëvendësen e tij. Kreu i Shtetit ka ndarë disa momente nga ky takim në “Facebook”, ku shkruan ndër të tjera se ka inkurajuar intensifikimin e marrëdhënieve mes dy institucioneve të Avokatit të Popullit në Shqipëri dhe Kosovë.

Gjithashtu Meta thekson se duhet të kujdesemi më shumë që të rinjtë të mos largohen, por të ndërtojnë të ardhmen e sigurt në Atdheun e tyre.

“Prita sot në takim Avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, z.Naim Qelaj dhe zëvendësen e tij, znj. Marija Raduloviç, me të cilët pata kënaqësinë të diskutonim hapur mbi domosdoshmërinë e respektimit të plotë të lirive dhe të të drejtave të njeriut në të dy vendet tona.

Vlerësova bashkëpunimin shumë të mirë me Avokatin e Popullit të Shqipërisë dhe inkurajova intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy institucioneve, në dobi të forcimit të shtetit të së drejtës dhe demokracisë, respektimit të pakicave etnike, konsolidimit të rolit të Kosovës si faktor paqeje, stabiliteti dhe sigurie në rajonin tonë, si dhe të përshpejtimit të proceseve integruese të vendeve tona, me qëllim anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Shqipëria i gëzohet arritjeve të deritanishme të Kosovës, por duhet të kujdesemi më shumë që të rinjtë të mos largohen, por të ndërtojnë të ardhmen e sigurt në Atdheun e tyre.
Garanci bazë për këtë është vetëm respektimi i të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve në Shqipëri dhe në Kosovë”, shkruan presidenti Meta.
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *