Meta: Skenari për të lënë vendin pa opozitë luhet prej vitesh, nuk do realizohet

Presidenti i Republikës i cili ka dalë ditën e sotme në një prononcim për mediat nga Poigradeci është shprehur se nuk ka për tu realizuar skenari që të lihet vendi pa opozitë.

Sipas tij nuk ka përpjekje në botë që e arrin një vendim të tillë teksa I konsideron shqiptarët njerëz me potencial për të ecur përpara.

A keni parë vendin me një opozitë kaq të dobët herë tjetër?
Jam i bindur se nuk ka përpjekje në botë që të realizojë skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë, skenar që luhet prej vitesh. Shqiptarët nuk do pranojnë kurrë të kthehen në modele të cilat nuk i takojnë kontinentit tonë. Shqiptarët kanë potencial të jashtëzakonshëm për të ecur përpara.

Të Fundit