Meta rikthehet në LSI? Kryemadhi: Ai kostum i rri shumë i ngushtë, Ilir Meta tashmë është më shumë se LSI.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, reagon për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Ilir Metën si President i Republikës.

Në një komunikim për media, Kryemadhi u shpreh se e priste në muajin mars vendimin e Kushtetueses, duke shtuar se kishte dëshirë që Meta të kthehej në politikë në habitatin e tij.

Kryemadhi: Dëshirë do të kisha që Ilir Meta të kthehej në normalitetin e tij, në habitatin e tij në politikë. Megjithatë rasti i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse unë personalisht e prisja vendimin në mars, lëvizja e menjëhershme mendoj që i ka dhënë fund thashethemeve të zëdhënësave të Edi Ramës, që janë në opozitën e bravës.

Pra Ilir Meta do kthehet në drejtimin e LSI-së, kur t’i mbarojë mandati?

Kryemadhi: Unë e kam thënë, kostumi i LSI-së i rri shumë i ngushtë Ilir Metës tashmë, është më shumë se LSI.

Të Fundit