Meta rikthehet në krye të LSI? Kryemadhi: S’ka garë mes nesh!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi komenton përfundimin e mandatit si President të bashkëshortit Ilir Meta më 24 korrik dhe flet lidhur me një rikthim të mundshëm të tij në krye të partisë.

E pyetur nëse do e lërë partinë pa garë apo do përballen, ajo mohoi të ketë garë.

Marrëdhënia ime me Ilir Metën i ka kaluar 30 vjet kështu që nuk është ndonjë garë e madhe mes nesh për këtë çështje.

Historia e LSI do vijojë pavarësisht se ndihem gjithnjë e më shumë fajtore për shkak të djegies së mandateve, bojkotit të zgjedhjeve lokale se sa më shumë hetojmë dosjen e inceneratorëve aq më shumë kuptoj që janë dhe shumë para të paguara te PD e Lulzim Bashës dhe kuptoj si kompanitë e inceneratorëve e koncensionare, që fitonin tenderat e rrugëve, kanë qenë sponsorizuesit kryesorë të aksionit opozitar për ta dështuar të gjithë aksionin në funksion të qytetarëve.

Kryemadhi shtoi se vizionin që kishte Ilir Meta për këto gabime vdekjeprurëse të opozitës në 2019 e bëjnë përgjegjëse për të vijuar denoncimet.

25 korriku do jetë një nga datat e shumta që ka në historikun e saj LSI për t’u bashkuar e krijuar një strategji afatgjatë të opozitarizmit për të kthyer normalitetin, llogaridhënien.

25 korriku do jetë etapë e re që formalizon skenën politike për krijimin e mundësive.

 

Të Fundit