Meta publikon videon me Arbëreshët: Avokati 96-vjeçar më përshëndeti me këngë

Prej disa ditësh Presidenti Ilir Meta ndodhet në Itali, ku ndër të tjera ka patur vizita dhe takime të shumta me banorë të komunitetit Arbëresh në zonën e Siçilisë.

Së fundi ai ka ndarë një video, për të cilën shprehet se avokati Francesco Norcia, 96 vjeç e ka përshëndetur me një këngë.

“Duke ju uruar një natë të qetë, po ndaj me ju një nga momentet më emocionuese të vizitës time në Komunat Arbëreshe të Siçilisë. Av. Francesco Norcia, 96 vjeç, në Horën e Arbëreshëvet, zgjodhi të më përshëndeste nga ballkoni i shtëpisë së tij me këtë këngë kaq të bukur arbëreshe.

Me shumë kënaqësi e takova për t’i shprehur falenderimin dhe mirënjohjen e thellë për dashurinë e tij të madhe dhe kaq frymëzuese për Shqipërinë dhe identitetin tonë kombëtar”, shprehet Meta, i cili vijon të qëndrojë në Itali prej thuajse një jave.

Të Fundit