Meta ngre dy gishtat lart: “ I paduruar për t’u bashkuar me ju për pranverën ‘Kuq e zi”

Na ndajnë tre ditë nga tubimi i thërritur në 2 Mars, presidenti Meta ka publikuar një videomesazh, ku i fton të gjithë qytetarët që ti bashkohen në mbrojtje të Kushtetutës.

“Të dashur qytetarë, i paduruar për të qendruar dhe njëherë me ju në 2 Mars, ju pres të gjithëve”, shprehet Meta në videomesazhin e postuar në rrjetet sociale.

Tubimit të presidentit Meta në 2 Mars derimë tani janë shprehur se do ti bashkohen dy partitë opozitare, PD dhe LSI, një pjesë e artistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, socialistë të zhgënjyer si Limoz Dizdari, si dhe banorët e Astirit.

Meta është shprehur vazhdimit se përmes tubimit nuk synon nisjen e një lëvizje të re politike, por vetëm mbrojtjen e Kushtetutës, që po shkelet vazhdimisht nga ana e mazhorancës.

Përplasja e Metës me mazhorancës ka nisur fillimisht për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, që përmes një ligji të kaluar në Kuvend, PS vendosi që ti rrëmbente kompetencat presidentit.

Ndërkohë lidhur me tubimin ka reaguar dhe zëdhënësi i presidentit Meta, i cili shprehet se çdo pjesëmarrës në tubimin e 2 Marsit duhet të qendrojë larg akteve të dhunës.

Postimi i plotë i Blushit:

Të dashur qytetarë,

Me rastin e Manifestimit madhështor Mbarëkombëtar që po afron kërkojmë jo vetëm pjesëmarrjen Tuaj, por edhe bashkëpunimin për realizimin e tij në mënyrën më qytetare, europiane dhe patriotike.

Theksojmë edhe njëherë qëllimin gjithëpërfshirës të këtij Manifestimi, ndaj vetëm flamujt kuqezi janë të mirëpritur.

Theksojmë se ky është Manifestim, jo për dhunë ndaj institucioneve, por kundër dhunës sistematike që një grup puçistësh ushtrojnë ndaj Kushtetutës dhe të drejtave tuaja kushtetuese.

Ndaj nëse mundeni edhe mimozat janë të mirëpritura.

Ju ftojmë të shmangni çdo incident dhe provokim nga cilido, dhe përdorni celularin tuaj për të regjistruar çdo gjë.

Në Presidencë funksionon një grup organizator pa pushim, me të cilët mund të kontaktoni:

Këshilltari për Mbrojtjen, z.Dedë Prenga
Numër celulari: +355699848359

Këshilltari për Emergjencat Civile, z.Shemsi Prençi
Numër celulari: +355696067755

Këshilltari për Pushtetin Vendor, z.Ylli Asllani
Numër celulari: +355692053488

Për çdo informacion dhe ide që keni na kontaktoni menjëherë dhe në adresat e email:

[email protected]

[email protected]

Për mbarëvajtjen e Manifestimit do të ketë 3 mijë aktivistë me shirita kuqezi!

Ju lutem bashkëpunoni me ta!

E gjithë Europa dhe bota do t’i ketë sytë në Tiranë më 2 mars. Aty ku do të jeni edhe ju!

MIRËSEVINI NË PRANVERËN KUQEZI! 

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/621290181986134/

Të Fundit