Meta: Në 30 vitet e ardhshme do jem i përqendruar në kauzën e sovranitetit

Presidenti Ilir Meta shprehet se opoziat aktuale nuk dëshiron të fitojë dhe për këktë arsye i gjithë pushteti është i përqendruar tek PS.

Gjatë një interviste televizive, Meta tha se “opozita nuk ka bërë detyrën e saj për të mbrojtur popullin dhe shtetin, duke i lënë fushën bosh mazhorancës”.

Kreu i shtetit bëri dhe një parashimim për veten e tij, duke thënë se për gjatë 30 viteve të ardhshme do të jetë i përqendruar në kauzën e sovranitetit të institucioneve.

“Nëse kjo opozitë nuk fiton, kjo tregon se ajo nuk do të fitojë. Kjo tregon qartë që lidershipi i opozitës bëri atë që deshi Edi Rama, dhe kjo më detyron të rikthehem si lider në politikë. Shkaktari për gjendjen që po kalon vendi, është qeveria dhe opozita, e cila i ka qenë në  shërbim të saj, duke ja bërë më të lehtë,  për të kapur të gjitha institucionet. Opozita nuk ka bërë detyrën e saj për të mbrojtur popullin dhe shtetin, duke i lënë fushën bosh mazhorancës. Unë synoj të jap kontributin tim në politikë aktive dhe do të jem jashtëzakonisht aktiv. Sigurisht që vendi ka nevojë për fuqizimin e opozitës, dhe unë do të jem pikërisht në këtë angazhim. Mendoj që problemi kryesor që ka sor vendi është rikthimi i sovranitetit të popullit ndaj politikës dhe institucioneve. Kjo është edhe detyra ime 30 vitet e ardhshme,-tha Meta.

Të Fundit