Meta: Largimi i të rinjve dhe i fuqisë intelektuale, problem kombëtar alarmues

Presidenti Ilir Meta përmes një mesazhi në rrjetet sociale deklaroi se shpopullimi i Shqipërisë nuk po ndalet.

Duke iu referuar të dhënave të “European Union Agency for Asylum”, Meta thekson se largimi i të rinjve, si dhe i fuqisë intelektuale dhe punëtore më të kualifikuar është një problem kombëtar alarmues.

Postimi i Metës:

Shpopullimi i Shqipërisë nuk po ndalet.

Vitin e kaluar, sipas “European Union Agency for Asylum”, 11,246 shqiptarë kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, duke na renditur sërish të parët për numrin e aplikimeve.

Largimi i të rinjve, si dhe i fuqisë intelektuale dhe punëtore më të kualifikuar, në mungesë të shpresës dhe perspektivës, është një problem kombëtar alarmues, që duhet të na bashkojë të gjithëve, duke e adresuar me përgjegjshmëri, me atdhetari dhe me profesionalizëm.

Të ndalim shpopullimin duke përmirësuar standardet e qeverisjes, të llogaridhënies demokratike dhe rritur përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje!

Të bashkojmë energjitë për të rikthyer shpresën dhe për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar europiane, që të gjithë e dëshirojmë!

Të Fundit