Meta: Kallëzim në SPAK dhe Prokurori për funksionarët e Kuvendit

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat këtë të mërkurë në kohën kur Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendimin për shkarkimin ose jo të tij.

Gjatë fjalës së tij, Meta është shprehur se sot ka firmosur kallëzimin penal kundër strukturave dhe funksionarëve përgjegjës të Kuvendit me akuzën e “Falsifikimit te dokumenteve”.

“Kam firmosur sot kallëzimin penal kundër strukturave dhe funksionarëve përgjegjës të Kuvendit me akuzën e “Falsifikimit te dokumenteve”. Kallezimi penal do depozitohet ne Prokurori dhe ne SPAK”, tha Meta.

Presidenti shtoi më tej se kjo padi është shumë e rëndësishme dhe tha se falsifikimi është flagrante.

“Kjo është një padi shumë e rëndësishme, për arsye se krimi i falsifikimit, është shumë flagrant, ndodh për herë të parë në një seancë publike të GJK nga Kuvendi i Shqipërisë në një proces që ndodh për herë të parë në 30 vite kundër kreut të shtetit, dhe ky krim, falsifikim, tregon shumë qartë jo vetëm sesi ka funksionuar Kuvendi 1 partiak i deri para 25 Prillit, por është një dramë sesi po funksionon edhe ky Kuvend me opozitë”, tha Meta.

Të Fundit