Meta kafe nga liqeni, kujton Dritëro Agollit: Kur të jesh mërzitur shumë…

TIRANË

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën sot me një kafe nga parku i Liqenit Artificial, ndërsa poston vargjet e shkrimtarit dhe poetit të njohur Dritëro Agolli.

Me qetësi dhe poezi, duke kujtuar Dritëroin e madh, me rastin e 5-vjetorit të ndarjes prej nesh:
“Po kur të jesh mërzitur shumë,
Në raft të librave kërkomë,
Atje do të jem i fshehur unë,
Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë,
Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshësh,
Si një blerim pas një rrekeje”

Të Fundit