Meta: E ardhmja e opozitarizmit do jetë ndryshe, s’do ketë pseudo-opozitë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka bërë publike një video në rrjete sociale, ku në një konferencë për mediat ai shprehet se nuk do ketë më pseudo-opozitë.

Bashkëngjitur më videon e publikuar ai shkruan se e ardhmja e opozitarizmit do të jetë krejt ndryshe.

“E ardhmja e opozitarizmit do të jetë krejt ndryshe nga deri më tani.

Nuk do të ketë më pseudo-opozitë, që ju ikën betejave dhe që është shembulli më i keq i respektimit të parimeve demokratike brenda saj, duke favorizuar cenimin e demokracisë dhe legjitimuar për fat të keq, kapjen e shtetit dhe krijuar gjoja idenë se, nuk ekziston një alternativë e opozitës.

Opozita është kudo, në çdo rrugë dhe në çdo rrugicë të Shqipërisë”,-shkruan Meta.

Të Fundit