Vore/Gjokaj, mesuesja merr lejen e lindjes, nxenesit bejne mesim me edukatoren. – Stop
KLIPET

Vore/Gjokaj, mesuesja merr lejen e lindjes, nxenesit bejne mesim me edukatoren.

E drejta për arsimim vlerësohet si një e drejtë për cdo individ.Por prindërit e fëmijëve të klasës së dytë dhe të katërt të shkollës “Gjokaj”, në Vorë kanë ngritur shqetësimin e mungesës së mësueses për fëmijët e tyre.Ata thonë, se mësuesja e fëmijëve të tyre mori lejen e lindjes para 4 muajve dhe që prej asaj kohe, fëmijët nuk ka kush t’i mësojë. Gjatë kësaj kohe kanë ardhur dhe dy arsmitare të tjera, por nuk kanë qëndruar gjatë, pasi kanë gjetur vend tjetër pune. Aktualisht fëmijëve u jep mësim edukatorja. Në Drejtorinë e shkollës dhe Zyrën Arsimore askush nuk jep shpjegim, se cfarë do të ndodhë.Në ZA-në e Vorës, na thuhet se janë në dijeni të problemit dhe kanë ezauruar listën e mësuesve të portalit. Pas kësaj i janë drejtuar me shkresë Drap. Pas disa interesimeve të gazetares së “Stop” morëm lajmin, se mësuesja e re ka firmosur kontratën dhe fëmijët e klasës së dytë dhe të katërt të shkollës Gjokaj, nuk do të bëjnë mësim me edukatoren.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *