Mediat greke për Dua Lipën: Si ylli i muzikës pop u kthye në “asin” e marketingut të Shqipërisë

Media greke “Protothema” ka bërë një shkrim për Dua Lipën, e cila gjatë vizitës në Tiranë për festat e 28-29 Nëntorit i bëri një publicitiet në mbarë botën Shqipërisë.

Shkrim i plotë i Portothema:

Deri vonë, eksporti më i njohur i Shqipërisë ishin aktorët John dhe Jim Belushi. Pas vdekjes së parakohshme të vëllait të tij të madh nga droga në vitin 1982, komediani Jim shpesh i është referuar vendit të tij të origjinës.

Duke dëshmuar lidhjen e pandërprerë emocionale me të, ai merrte pjesë herë pas here në aktivitete të komunitetit shqiptaro-amerikan, kontribuoi në aktivitete bamirësie dhe u fotografua me Edi Ramën gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Ndër të tjera, ai e ka përshkruar gjerësisht përvojën e tij si emigrant “Askush në lagjen tonë në Çikago nuk e njihte Shqipërinë dhe kjo më bëri të ndihesha si i huaj”.

Që atëherë, shumëçka ka ndryshuar. Globalizimi e ka kthyer botën në një vend disi të unifikuar, amerikanët kanë treguar një interes rudimentar për çdo gjë që i kapërcen kufijtë e tyre territorialë dhe Dua Lipa është bërë një yll i klasit të parë i shtrirjes globale.

Por si ka lidhje një këngëtare e re pop me vendin që ende po përpiqet të gjejë vendin e tij në tabelën botërore të shahut?

Pavarësisht moshës së saj të re dhe faktit që ajo ka lindur dhe është rritur në Londër, ylli 27-vjeçar është kthyer në “asin” e marketingut të Shqipërisë, duke shërbyer si një ambasadore ideale dhe praktikuese e diplomacisë kulturore. Ndryshe nga kolegia e këngëtares Rita Ora, e cila edhe pse e lindur në Kosovë nga prindër shqiptarë, kur u transferua në Britaninë e Madhe dhe filloi karrierën e saj, shmangu zbulimin e vendit të origjinës . Në vend të kësaj, Lipa e bërtiti atë dhe nuk është ndalur.

Për këtë arsye, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begai, i dha shtetësinë shqiptare, duke e falënderuar për kontributin e saj në përhapjen e reputacionit të shqiptarëve ndërkombëtarisht.

“Është një gëzim i papërshkrueshëm i madh një pranim i tillë”, është përgjigjur Lipa, e cila para kamerave ka bërë një foto pasaporte, ka dhënë shenjat e gishtave dhe ka firmosur një kërkesë për kartë identiteti.

Video dhe foto të ngjashme që shfaqin këngëtaren duke ngritur flamurin shqiptar e veshur me një fustan në ngjyrat e saj u postuan për 87.5 milionë ndjekës të saj.

Nuk është hera e parë që Shqipëria është në rrjetet sociale të Lipës. Në të kaluarën ajo ka postuar një video në të cilën kërcente me një gotë në kokë nën tingujt e muzikës tradicionale shqiptare. “Më thuaj që je shqiptar pa më thënë se je shqiptar”, shkruhej në të.

Klipi ka mbledhur mbi shtatë milionë shikime. Kjo u pasua me foto të panumërta nga pushimet e saj në resortin turistik në jug të Shqipërisë. Përveç fotove mahnitëse, ajo u bëri thirrje ndjekësve të saj që të vizitojnë “një nga vendet më magjike në botë”.

Për një vend që ka qëndruar i shkëputur nga bota për afro 50 vjet, përpjekja e fundit për të përmirësuar imazhin e tij duke ndërtuar hotele luksoze dhe duke bërë reklama, kjo reklamë ishte jo vetëm e mirëpritur, por edhe e vlefshme. Të bollshme kanë qenë edhe fotografitë e Lipës për “kulturën e paeksploruar të Kosovës”, siç e ka cilësuar me bujari. Madje, për promovimin e tij ai ka marrë titullin dhe medaljen e ambasadorit nga presidenti i Kosovës.

Të Fundit