“Më thanë do të dekorojë parukiere”, Rama: Meta dhe Leskoja një ditë të pirë do dekorojnë dhe Ismail Qemalin

Nga Vlora, ku po zhvillon një takim me qytetarët, Rama nuk i ka kursyer “thumbimet” për Presidentin Ilir Meta dhe kandidatin e PD, Bujar Leksaj.

Ai tha se Vlora nuk duhet të kthehet më mbrapa, por duhet të vijojë përpara me ndryshimin që sipas tij, e ofron PD. Sa i takon Metës, Rama theksoi se nuk do të jetë çudi që një ditë të dekorojë edhe Ismail Qemalin.

“Këta diskutojnë për Rilindjen Urbane sikur është bukuri, por ajo është ekonomi, ndryshim ekonomik dhe social që vetëm do të vazhdojë. Këta pikën e dytë të programit kanë anulimin e projektit të portit të ri turistik të Vlorës, sepse Leskos i pëlqen ai moli i kohës së qepës, por edhe pse atyre i pëlqen kur kanë mundësi të prishin. Një vepër e vetme që mund të konsiderohet vepër, rruga e Kombit, e bënë grraba zhgrapa. Ka kohë Vlora të kthehte mbrapa dhe të merret me Leskon dhe akuzat tij që vjen nga tradita e një bande të paparë sic ishte KLSH-ja e tij, një bandë llogaritarësh që rrinin me metra në xhep për ti matur tokën dynjasë. Ata me demek kanë çuar portin e ri tregtar në SPAK. Po pse peshkatarët e Vlorës që e gdhijnë në det dhe do presin që sardelen t’ua kapi Luli që është në gjumë. Duke u ngritur niveli i çmimeve do të ngrihet niveli i pagave, duke rritur dhe zgjatur zinxhirin e vlerës. Aeroporti ka qenë sfidë e madhe, sigurisht do të kisha dashur të fillonte më herët. Sepse ti ishe duke menduar për aeroport, të vjen një virus brenda dhe të bën që të tërhiqeshin të gjithë të interesuarit. Megjithatë sot, ka mbaruar gara, jemi në fazën ligjore dhe do të fillojë puna e aeroportit.

Pas nënshkrimit të kontratës do të hapim garën për Aeroportin e Sarandës, që do të hapë tunelin e Llogarasë, e cila tani do të bëhet realitet. Nuk është vonesë që u rikthye gara nga e para sepse nuk ishin ofertat e rregullat dhe alternativës tejtër që do i japë Vlorës, Leskon dhe bllokimin e harresën, si do e zgjedhin vlonjatët këtë të dytën, për vlonjatët demokratë. Se me këngë dhe histori e me traditë familjare, këtu, përsëritet gjatë gjithë kohës Vlora është e para, më 25 prill s’është një votë mes PS dhe PD, por zgjedhje mes Vlorës dhe të shkuarës së tmerrshme të saj. Unë këtu s’kam numër fare, njoh vetëm një numër atë 12. Unë dua votë për numrin 12, jo për veten time. Katër vite her tre mandate bëjnë 12, e tregon që jemi me Vlorën, apo janë me të shkuarën e tmerrshme të Vlorës, nuk po përmend ’97-ën, por atë kohë që ata thoshin s’bëhen kurrë me ne.

Kjo është ajo që ju them unë gjithë, xhakajdurëve këtu, që shiheni mirë këtë punë, është turp që të vihet në diskutim këtu numri 12. Ma nxinë jetën, thonë të gjithë Vlora, Vlora. Këtë këngë ma këndojnë në vesh, cohën njerëzit në Shkodër e thonë e duam Shkodrën si Vlora, e këta këtu Leskon do të votojnë, apo Ilirin, sepse ka shpallur kadidaturën për të shpëtuar Vlorën. E dinë mirë ata, demokratët, se ca ndodh kur vjen LSI t’i shpëtojë. I mjel e ua bën cicat e lopës copë dhe përfundon PD nga lopë në lepur të lodhur, e kanë parë ata.

Ça duan ata, Ilirin? Për çfarë se rrinë me Leskon gjithë ditën dhe del vërdallë natën. Më thanë do të jepte dekorata parukiere në Vlorë. Një president që vjen vërdalle e u jep dekorata heronjve të popullit, ata janë perëndia në tokë, ngrihet një tokësor dhe thotë po ju bëj mjeshtra të popullit. E padëgjuar në historinë e botës. Po qëndroi me Leskon për ja 10 ditë, do të dekorojë Ismail Qemalin, mos u habisni po s’i patë tapë në varrin e Ismail Qemalit duke e dekoruar. Këta njerëz janë njësoj si të gjithë personazhet tragjikomik. E patë ç’a i bënë Aeroportit të Tiranës, e thonë të vetë. Sot pash diçka tjetër që u shfaq, revoltë e të burgosurve, të njëjtat rrugë, si mund të bëhet Vlora”, tha Rama.

Të Fundit