“Më shau dhe e vrava, tani le të vuaj burgun”, deklarata e vrasësit të 8-vjeçarit

Vrasja e vogëlushit 8-vjeçar nga Klodian Çalamani në Fier, ka tronditur vendin. Detaje të tjera kanë nisur të zbardhen mbi ngjarjen, ndërsa nga Fieri gazetari Spartak Koka ka treguar për “Opinion” se 38-vjeçari e ka pranuar krimin duke pohuar se e ka kryer atë pasi fëmija e ka sharë.

“I dhashë bicikletën për të luajtur, më shau dhe nuk e pranova dhe kreva krimin. Le të vuaj burgun për këtë që kam bërë”, mësohet të ketë pohuar autori pas ndalimit nga policia.

Ndërkohë gazetarja Anila Sefa pohoi se sipas të dhënave të para ka dyshime që fëmija është lidhur dhe është dhunuar para se të vritej nga Klodian Çalamni, i cili më pas ka tentuar ta groposë kufomën duke e mbuluar me baltë dhe gjethe

Të Fundit