“Me seks hiqet magjia” mashtron qytetaret, prokuroria nis hetimet – Stop
KLIPET

“Me seks hiqet magjia” mashtron qytetaret, prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Krujës sekuestroi pamjet filmike të emisionit të mbrëmshëm “Stop”.Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ishte në fshatin Bilaj Fushë-Krujë afër Bubqit. Një bamirës i zonës, Nikollë Doda pretendon, se sheh në gjëra të shenjta dhe zgjidh hallet e njerëzve.Një grua re me probleme shëndetsore u drejtua te Nikolla duke i treguar shqetësimet e saj. Nikolla, pas disa ekzaminimeve me duar, i tha zonjës se kishte magji e duhet të bënte 3 seanca tretje plumbi, që kushtojnë 150 mijë lekë.Nikollë Doda e preku gruan në gjoks e në të pasme, duke e pyetur herë pas herë, se cfarë ndjente. Një një tjetër takim, në të cilin do t’i zgjidhte problemet, Nikollë Doda e puthi gruan, duke i thënë, se do t’i hiqte magjinë.Nikolla i tha gruas, që të shkonte të dielën, se do ta linte me barrë, që t’i rregulloheshin periodat.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *