Me pistoletë lodër, i riu tenton të grabisë farmacinë në zonën e Xhamllikut

Një i ri i pamaskuar, me një pistoletë të dyshuar lodër, ka tentuar të grabisë një farmaci në zonën e Xhamllikut.

Sikurse bëhet me dije punonjësi i farmacisë ka refuzuar t’i japë paratë, ndërsa i riu gjatë momentit që është larguar ka qëlluar me pistoletën që mbante në dorë mbi xhamin e farmacisë.

Farmacisti ka njoftuar policinë, e cila ka konstatuar se në xham është qëlluar me saçme metalike.

Të Fundit