“Më përdhunoi në kasollen e bagëtive”, del ekspertiza e 17-vjeçares

Disa ditë më parë një banesë u grabit me dhune në fshatin Brataj të Selenicës, ndërsa kryefamiljari dhe vajza e tij e mitur akuzuan autorin e dyshuar Vitrin Çobaj se kishte abuzuar seksualisht me 17-vjeçaren.

Në një intervistë për mediat vetë e mitura u shpreh se Çobaj kishte abuzuar me të në kasollen e bagëtive.

Por sipas ekspertizës mjeko-ligjore, 17-vjeçarja nuk është përdhunuar. Sipas gazetës Panorama policia konfirmon se e mitura nuk është abuzuar, por pohon se është ngacmuar seksualisht nga grabitësi Vitrin Çobaj, banor i të njëjtit fshat.

17-vjeçarja deklaroi seishte e trembur pasi Çobaj i kishte vendosur thikën në fyt dhe kishte abuzuar me të.

“Erdhi në shtëpi, më çoi në një kasolle bagëtish, jam shumë e trembur, ja tregova të vërtetën policisë, ia tregova të gjitha. Më kërcënoi, më vendosi thikë në fyt. Tani kam një mesazh, falënderoj policinë e shtetit që më ndihmoi dhe më shpëtoi jetën mua e familjes, uroj të dënohet njëherë e përgjithmonë”, tha ajo.

Ndërsa kryefamiljari u shpreh se grabitësi, me maskë të kuqe i kërcënoi me një çifte dhe thikë. Ai tha se Çobaj tentoi të abuzonte seksualisht me gruan, por arriti të përdhunonte vajzën 17 vjeçe, e cila ka probleme me shikimin.

 “Ai njeriu me maskë kishte vajtur në dhomën e fëmijëve. Me bluzë të kuqe dhe me maskë të kuqe. Aty kisha 5 fëmijët. Më pas e ka marrë çupën e madhe se i tha gruas mbylle derën që të mos shohin gjë fëmijët. Në atë u ula në tokë unë se më drejtoi armën. Iku si 2-3 metër larg nga unë dhe i tha më bëj një kafe sillma këtu. Hajde provoje kafen i tha se mos më ke hedhur helm. Pastaj e piu ai kafenë. Ka prerë litarin në verandë që kisha unë, dhe i tha gruas lidhe burrin. Në atë moment më lidhi gruaja mua dhe më shtriu në krevat përmbys mua. Më ka lidhur dhe këmbët. Pastaj veproi me bashkëshorten.

E zuri dhe e lidhi edhe atë dhe nën kërcënimin e armës, e zhveshi dhe nuk veproi me dhunë. Vetëm sa e zhveshi. Mbasi ka mbaruar këtë është larguar nga dhoma jonë dhe ka vajtur në dhomën e fëmijëve. Ka kërcënuar dy çupat e mëdha dhe çupa e dytë ka ikur nga banesa dhe ka vajtur te kryeplaku në fshat dhe ka bërë denoncim në polici. Në atë kohë që ka ikur çupa e madhe poshtë, çupa e vogël ka ardhur në dhomën time duke shqyer derën. Mos më zgjidh i kam thënë sa të vijë policia. Vetëm merr telefonin dhe lajmëro policinë. Në atë kohë që e mori çupa e madhe policinë e kishte marrë e vogla. Dhe për 25 minuta ka ardhur policia nga Vlora. Pasi ka mbaruar me mua ka marrë çupën e madhe dhe e ka futur te stalla e lopëve dhe e ka përdhunuar. Po sërish. Vajza është shprehur vetë me fjalët e saj se e ka përdhunuar forcërisht. Vajza është e sëmurë, invalidë, grupi i dytë.

E njihja autorin se ka ardhur një ditë më parë dhe është shfaqur si kasap, i kemi shitur një viç. Na ka marrë lekët, dhe disa dokumente të tjera dhe dy pasaportat e çupave. Çupa kërkon që ai të marrë dënim të përjetshëm dhe unë gjithashtu kërkoj të marrë dënim të përjetshëm dhe unë nuk e fal kurrë atë person.”-tha i ati.

Ndërkohë 37-vjeçari Vitrin Çobaj, doli sot para gjykatës.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtare Viola Canaj vlerësoi të ligjshëm ndalimin dhe vendosi  masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Të Fundit