“Më ktheni paratë”, mjeku Edvin Prifti : Nuk janë prova, është pasuri e ligjshme!

Avokati mbrojtës i mjekut Edvin Prifti ka depozituar në Gjykatën e Posaçme të Apelit kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për klientin e tij.

Kardiokirurgu kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.

Mjeku Edvin Prifti kërkon që t’i kthehen edhe paratë e sekuestruara.

Ai ka paraqitur edhe një para-kontratë ku bashkëshortja e tij ka përfituar nga shitja e një pronë 350 mijë euro.

Sakaq, mjeku i ka paraqitur gjykatës edhe një listë me personat e planifikuar që presin të operohen prej tij.

Edvin Prifti ra në pranga pas hetimeve të SPAK për korrupsionin me lirimet nga burgjet në gjykatën e Krujës ku u arrestua edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Prifti kishte komunikuar me sekretaren e Gjykatës Krujë, ku kjo e fundit i kërkonte favor për të asistuar në operacionin e nënës së saj.

Mjeku Prifti akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Ndërkohë SPAK gjeti dhe sekuestroi një sasi të madhe parash cash në banesën e mjekut,  250 mijë euro dhe 160 mln lekë.

Të Fundit