“Më keq se kaq nuk bëhet”, Basha: Rama ka vrarë besimin, thika e fundit që i ngul vendit para zgjedhjeve

Lideri PD-së Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me anëtarë të shoqërisë civile, deklaroi se Rama ka vrarë besimin e shqiptarëve në 8 vjet qeverisje.

Basha theksoi se vrasja e besimit për qytetarët është thika e fundit e tij për popullin shqiptar.

Rama ka pushtet të pakufizuar, si në kohën e Enver Hoxhës. Emigracion ka pasur dhe do ketë gjithmonë, edhe qeveria e ardhshme patjetër që nuk do e ndalë emigracionin, por përmasat e këtij fenomeni në Shqipëri janë të mëdha. Të mos ikin të riinjtë nga vendi, çelësi është ekonomia. Ndreqja e problemit fillon me largimin e Ramës nga pushteti. Ky iu thotë shqiptarëve “Më keq se nuk bëhet”. Shqipëria ngeci në baltë për 8 vjet. Rama ka vrarë besimin, ka vrarë shpresën. Kjo është thika e fundit që Rama i ngul vendit, para zgjedhjeve. Ulja e pritshmërive bëhet për të justifikuar dështimet”, tha Basha.

Lulzim Basha nënvizon se kjo qeveri që është sot në pushtet, është më e keqja që kemi pasur ndonjëherë.

Kjo që kemi sot është më e keqja që kemi pasur ndonjëherë. Jemi komb që kemi mbijetuar. Shqiptari nuk ka kufi po iu dha mundësia, ne duam t’ju japim mundësi shqiptarëve. Çdo gjë është në duar të pesë njerëzve që janë ortakë të kryeministrit. Ne vetëm importojmë, eksportojmë vetëm trurin e rinisë.

Sot ka qeveri që mendon vetëm për veten e vet,. Pas 25 prillit, edhe në Shqipëri do të ndodhë si në vendet e rajonit, shqiptarët do të qëndrojnë këtu duke fituar para të majme, në vendin e tyre. Nëse nuk i plotësoj këto premtime, s’dua mandat tjetër”, u shpreh Basha.

Të Fundit