“Më ka marrë 100 mijë €”, mjeku grek: Klodiana mendonte se do ndahesha nga gruaja

Mjeku okulist 68-vjeçar, Georgos Neos, ka folur vite më parë shumë ashpër për partneren e tij Klodiana Çelon, duke përshkruar ferrin që po kalonte ai dhe familja e tij.

Ai po lufton për jetën pasi u qëllua nga Klodiana për çështjen e kujdestarisë së vajzës së tyre 13-vjeçare.

Sipas mediave greke mosmarrëveshjet ligjore mes tyre ishte e ashpër. Ai vetë kishte folur vite më parë në një intervistë për televizionin grek Alpha.

“Ka shumë vite që kemi një mosmarrëveshje ligjore mes nesh, ajo së fundmi është dënuar me katër muaj burg për shantazh, shumë procese gjyqësore ndaj saj dhe mua dhe gruas sime, sepse ka ardhur dy herë dhe ka rrahur gruan time.

Kjo zonjë jeton duke shantazhuar njerëz të ndryshëm dhe duke marrë para. Më ka marrë mbi 100,000 €. Ka qenë vazhdimisht në spital, ka bërë bujë, tani ka shkuar në gjykatë. “Kam kërkuar që të kujdesem vetë për fëmijën”, tha okulisti.

“Ne jetojmë në një dramë”

Mjeku okulist përshkroi problemet që ai dhe familja e tij po përballeshin si një dramë. “Ka ardhur këtu, ka dëmtuar automjetet e familjes sime. Fëmija ka mbi një vit që jeton me ne, me intervale, sepse e braktis. Ne duam që familja ime ta marrim fëmijën, sepse me të fëmija vuan. Kjo zonja shpik për arsye zhvatëse. Vjen në spital, shantazhon, bën bujë poshtë shtëpisë, domethënë e gjithë familja ime po jeton një dramë”, përshkruan ai.

Ajo me sa duket kishte si qëllim që unë ta divorcohesha dhe të shkoja të jetoja me të. Por nuk ia doli qëllimit dhe tani po përpiqet të hakmerret mbi mua dhe familjen time”-ka thënë mjeku.

Nga ana tjetër, vetë mjeku ka qenë dhe vazhdon të jetë i martuar kur pati lidhje dashurore me artisten dhe modelen shqiptare në Greqi Klodiana Çelo.

Ndërsa Çelo një ditë më parë pasi shkoi në Prokurori ku iu bënë të ditura akuzat e ngritura ndaj saj, u tha gazetarëve jashtë dyerve të gjykatës se mjeku Jorgo Neo ka dhunuar dhe abuzuar seksualisht vajzën e tyre.

Të Fundit