“Më i madhi në vend”, Balluku: Në nëntor nisin punimet për aeroportin e Vlorës

Kantieri për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të nisë nga puna në muajin nëntor. Lajmin e bëri me dije ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, gjatë një takimi me drejtorët e Përgjithshëm të Aviacionit Civil. Balluku deklaroi se përveç aviacionit dhe transportit të pasagjerëve, ky aeroport do të mbulojë edhe shërbimet kargo dhe ato të mirëmbajtjes së avionëve.

“Besoj se kush punon në aviacion nuk punon vetëm për një pagë. Në këtë sallë na bashkon pasioni dhe dashuria për aviacionin. Fakti që hapëm aeroportin e Kukësit. Ne ndërkohë që pandemia nuk kishte fund kishim nisur një garë ndërkombëtare për aeroportin më të madh ndërkombëtar në Shqipëri, atë të Vlorës, porta për në jug të vendit.

Pas shumë studimesh vendosëm të hapim këtë garë për të ngritur aeroportin më të madh ndërkombëtar në Shqipëri që nuk do të mbulojë vetëm fushën e aviacionit dhe transportit të pasagjerëve. Por edhe shërbimet kargo dhe ato të mirëmbajtjes së avionëve. Duke i dhënë këtij sektori një hov të ri. Pavarësisht se gara u shty disa herë për shkak të pamundësisë për të garuar. Kompania fituese ka deklaruar se në muajin nëntor do të fillojnë punimet në terren. Pra fillon kantieri nga ndërtimi”, u shpreh Balluku.

Ajo deklaroi se aeroporti i Vlorës do të jetë më i madhi në Shqipëri duke vënë theksin në rëndësinë e aviacionit civili.

“E njoh mirë këtë fushë dhe jam krenare që vij nga kjo fushë. Pandemia ka treguar se askush nuk është i paprekshëm nga ngjarje të paparashikueshme. Fatkeqësisht u vumë të gjithë në sprovë, e cila krijoi problematika jo të vogla dhe na tregoi sa e vështirë është të përballesh me mungesën e aviacionit. Të gjithë kuptuan rëndësinë.

E pamë me sytë tanë si është të mos ketë më aviacion se çdo të thotë që shtetet të mos lidhen mes tyre përmes ajrit dhe ç’do të thotë që pajisjet fluturuese të qëndrojnë në tokë. E kemi ndjerë këtë periudhë shumë. Sot të ulur në këtë tryezë.

Kemi arritur ta hapim vendin tonë gjatë këtij sezoni. Trafiku ajror ka tejkaluar edhe nivelet që kemi pasur. Kjo na bën shpresëplotë se duke punuar bashkë mund të arrijmë në nivelet ku ishim më parë. Kjo nuk na bën të harrojmë ato me të cilat u përballëm dhe vështirësitë duke nisur nga humbjet e mëdha në këtë fushë dhe impaktin në burimet tona njerëzore”, tha ajo.

Të Fundit