Me armë në shkollë, nis hetimi për 16-vjeçarin në Tiranë, çfarë i gjeti policia në dhomën e konviktit

Policia e Tiranës ka kapur një 16-vjeçar me armë në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se adoleshenti K. C., është proceduar penalisht për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Gjatë kontrollit atij i është gjetur një pistoletë sportive.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin K. C., 16 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë sportive”, njofton policia

Të Fundit