‘Mbrapa do merrem me ty’ administratori i Universitetit kërcënon denoncuesin

Universiteti Bujqësor I Tiranës, hapi një tender për shitjen e grurit kokërr në datën 8 gusht 2022. Një përfaqësues i një subjekti në tender pretendon, se procedura u zhvillua me shkelje e abuzime. Ndricim Boshnjaku, tregon, se mësoi për zhvillimin e ankandit, kërkoi informacion për sasinë donte të merrte një mostër të grurit për kryerjen e analizave, por kjo iu mohua nga Universiteti Bujqësor. Në dokumentat standarde të ankandit publik, nuk shkruhej sasia totale e grurit, por vetem cmimi fillestar 4200 lekë me tvsh. Ndricimi tregon, se drejtori I shitjeve të institucionit, Altin Myrta i ka thënë, se gruri është shitur para se të zhvillohet ankandi. Për pasojë denoncuesi bëri kallëzim në Spak dhe për ankandin u caktua një datë tjetër, në 19 gusht. Por në përsëritjen e procedurës, Universiteti Bujqësor i Tiranës ndryshoi kriteret, duke shtuar një pikë të re, që përfituesi i ankandit të ketë fabrikë mielli.Sapo nisi ankandi, zarfi i Ndricim Boshnjakut u hap i pari dhe këtë të fundit e nxorrën jashtë, edhe pse procedura duhet të ishte transparente.Ne iu drejtuam Universitetit për të shpjeguar gjithë situatën. Për sasinë, që nuk është vendosur, administratori thotë, se sasia ndryshon.në përgjigjen zyrtare, më shumë flitej për jetën personale të denoncuesit, sesa për procedurën e ankandit. Edhe për ndryshimin e kritereve, ai thotë, se u detyrua, ngaqë herën e parë pjesëmarrësit nuk ishin seriozë.

Të Fundit