Mbollën kanabis në një zonë të pyllëzuar në Mat, pranga njërit vëlla, në kërkim tjetri

Një operacion antikanabis i policisë së Matit i koduar “Zalli i Bazit”, ka vënë në pranga një person, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë policore për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, uniformat blu organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Zalli i Bazit”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasit A. L., 44 vjeç, banues në Baz, Mat, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi A. L., 36 vjeç.

Dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Baz, bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

44-vjeçariA. L., ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 31 mars, e ka dënuar me 5 vjet burgim për një rast kultivimi të bimëve narkotike në vitin 2019, nga të cilat i kanë mbetur pa vuajtur dhe 1 vit e 1 muaj burgim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit