Maturantët në protestë/ Pyetje abstrakte, të pakuptueshme e të paqarta!

 

TIRANE

Maturantët të cilët u mblodhën sot në protestë përpara Ministrisë së Arsimit, kanë inicuar firmosjen e një peticioni ndaj Ministrisë së Arsimit. Ata thonë se teza e gjuhë letërsisë ishte hartuar një një mënyrë jo të qartë dhe të saktë.

Peticioni i firmosur prejt tyre parashtron 5 pika drejtuar ministres së Arsimit Besa Shahini. Një pjesë e tyre u shprehën se në rast se nuk plotësohen kërkesat e parashtruara maturantët do të shohin mundësinë e bojkotit të provimeve të radhës së maturës shtetërore.

Maturantët u mblodhën sot në protestë para Ministrisë së Arsimit, një ditë pasi përfunduan provimin e gjuhë letërsisë, për të cilin thanë se ishte me pyetje abstrakte, të pakuptueshme e të paqarta.

Të Fundit