Mashtroi vajzën e 55-vjeçares me COVID-19 dhe i mori 8 mln lekë, prokuroria kërkon burg për sanitaren e “Shefqet Ndroqit”, në gjykatë me kokën ulur

Prokuroria e Tiranës kërkon ‘arrest në burg’ për sanitaren Tire Alldërvishi. 58 vjeçarja u arrestua dje nga policia, pas denoncimit në emisionin investigativ, ku ajo i është prezantuar si infermiere, shtetases E.S, ndërkohë që punonte si sanitare. Përmes mashtrimit ajo i ka zhvatur një shumë prej 8 milionë lekësh vajzes se re ne kembim te sherbimit per nenen e saj te shtruar ne spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Sanitarja akuzohet për mashtrim më shumë se një herë.

Alldervishi doli dot në Gjykatë pa avokat, per tu njohur me vleresimin e mases se sigurise.

E shoqëruar nga një efektive policie, sanitarja ka deklaruar se e ka lajmëruar avokatin e saj mbrojtes, por nuk i di arsyet që ai nuk ka ardhur.

Me kokën ulur ajo ka pritur vendimin e gjykatës.

***

Në kallëzimin e saj, sipas prokurorisë, vajza ka denoncuar se Tire Alldervishi “i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për t’i shërbyer mamasë së kallezueses e cila ishte e shtruar në spital me Covid 19, duke ju prezantuar si infermiere ndërkohë që ishte sanitare e spitalit”.

Nena e denoncueses humbi jeten me pak se nje muaj pas shtrimit ne kete spital, ne 25 dhjetor, diten e Krishtlindjes.

Shuma e paguar ne total nga kallezuesja sipas Prokurorise, eshte rreth 800.000 leke te reja, por kjo pa llogaritur ilacet qe ajo sipas instruktimit te Tire Alldervishit i blinte neper farmaci te ndryshme per t’ia dhene “infermieres” me qellim qe te behej mjekimi i mamase se saj.

“Komunikimet ndermjet Tire Alldervishi dhe kallezueses jane bere si verbalisht ashtu edhe nepermjet rrjetit te komunikimit What’s Up.

Eshte ndaluar shtetasja Tire Alldervishi dhe ndaj saj eshte depozituar kerkesa e Prokurorise per vleftesimin e ndalimit dhe caktimin e mases se sigurise “arrest ne burg”, thuhet ne njoftimin e Prokurorise.

Të Fundit