Masat e reja për Covid-19/ Kufizimi i lëvizjeve dhe mbyllja e lokaleve. Ja masat e propozuara nga Komiteti i ekspertëve

TIRANË

Komiteti i Ekpsertëve njofton marrjen e masave të reja shtrënguese me qëllim parandalimin e përhapjes së COvid 19. në një deklaratë për mediat, zv/ministrja Mira Rakacolli njoftoi masat e propozuara nga ky komitet me qëllim parandalimin e infektimeve. Rakacolli tha se masat do të hyjnë në fuqi duke nisur nga dita e mërkurë, dhe do të zgjasin për tre javë.

“Kemi analizuar me hollësi dhe në detaje rezultatin e masave të marra deri më tani si dhe eksperincën e vendeve përreth. Kemi evidentuar se në Shqipëri është vënë re një shtim i transmetueshmërisë së infeksionit. Është rritur edhe incidenca. Në kushtet ku nuk ka ende një kurrë, mënyra më e mirë është parandalimi.

Duke analizuar shifrat, shkaqet, rekomandimet e organizatës së OBSH-së komiteti propozon të merren disa masa në përputhje me strategjinë tone vjeshtë-dimër. Ne vlerësojmë se duhet ti marrim këto masa dhe i konsiderojmë ato të domosdoshme për pengimin e përhapjes së këtij infeksioni. Duke analizuar shifrat, rekomandimet e OBSh për këtë fazë, si edhe eksperiencën në Botë, e Europë, komiteti propozon të merren disa masa. I konsiderojmë të domosdoshme.” tha Rakacolli.

Masa e propozuara nga Komiteti i Ekspertëve:

1. Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

2. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).

3. Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.

“Masat për kufizimin e përhapjes së infeksionit Sars-Cov2, propozohen të qëndrojnë për një periudhë 3 javore me efekt rishikimi cdo dy javë në varësi të dinamikës së situatës epidemiologjike.
Propozohen të vendosen në të gjithë vendin pavarsisht përhapjes së epidemisë në vend. Sipas skenarëve të riskut, evidentohen zona me nivel të ulët të riskut, zona me nivel mesatar të riskut dhe zona me nivel të lartë risku.” u shpreh Rakacolli.

Të Fundit