Marokeni i vjedh “Mitsubishin” tepelenasit,kapet nga policia duke e ngarë i dehur

Një shtetas maroken është arrestuar nga policia në Memaliaj, pasi i ka vjedhur automjetin e tipit “Mitsubishi” një tepelenasi.

Sipas policisë, shtetasi i huaj me inicialet M.M., 30 vjeç është arrestuar pasi në fshatin Vasjar, Memaliaj, ka vjedhur një automjet në pronësi të shtetasit E. Ll.

Mësohet se 30-vjeçari maroken po e drejtonte “Mitsubishin” në gjendje të dehur.

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u arrestua në flagrancë shtetasi i huaj M. M., 30 vjeç, banues në Marok.

Shtetasi i mësipërm u arrestua pasi në fshatin Vasjar, Memaliaj ka vjedhur automjetin tip “Mitsubishi”  në pronësi të shtetasit E. Ll.

Gjithashtu rezultoi se shtetasi maroken po drejtonte automjetin e vjedhur në gjendje të dehur”-njofton policia.

Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së  Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Të Fundit