Makina përplas nxënësin në Berat, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në Berat. Sipas raportimeve një makinë ka përplasur një nxënës të vitit të parë në shkollën “Kristaq Capo”.

Shoferi është larguar nga vendngjarja, ndërsa 15-vjeçari i aksidentuar është transportuar në spital.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e shoferit të makinës. Ende nuk dihen rrethanat, ndërsa policia ndodhet në vendin e aksidentit për të zbardhur shkaqet.

Të Fundit