Makina hyn në oborrin e shtëpisë në Tiranë, përplas për vdekje 25-vjeçaren, policia: Shoferi ishte i droguar

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tiranë rreth orëve të para të mëngjesit të së mërkurës.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese, duke përplasur një vajzë të re e cila qëndronte në oborrin e shtëpisë së saj.

Për pasojë, 25-vjeçarja Marjana Seitaj pësoi dëmtime të rënda dhe u dërgua në spital. Fatkeqësisht, ndërroi jetë për shkak të plagëve që kishte pësuar nga përplasja me automjet.

Drejtuesi i mjetit, Sajmir Thaçi 40 vjeç i cili humbi kontrollin mbi makinën tip Audi dhe përfundoi në oborrin e shtëpisë, u arrestua nga policia.

Sipas informacioneve policore, drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e drogës. Ai drejtonte makinën me shpejtësi edhe pse rruga nuk ishte e shtruar me asfalt. Mjeti i doli nga kontrolli dhe përplasi portën e një shtëpie private duke përfunduar në oborr dhe përplasi për vdekje 25-vjeçares Seitaj. E ndjera ishte martuar gjatë javëve të fundit.

Të Fundit