“Magazinë private që administrohet nga Presidenca, shet dokrra e blen vota”, Rama: Listat e PD zhgënjyese, LSI-së si të SPAK dhe OFL-së

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat, ka komentuar listat e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i qeverisë nuk i ka kursyer ironitë për listat e PD-së apo dhe të LSI-së.

“Skuadra e PD është zhgënjyese dhe për mua. Unë nuk besoj se ky ishte një zgjidhje, pasi nuk kishte vizion dhe ishte pa forcë. Nuk besoj se rrethi i influencës së PD-së të jetë aq i ngushtë dhe mos të ketë mundësi që të ofrojë më shumë se sa kaq. Nëse lista e PS është fuqia e vetendryshimit, lista e PD-së është afirmimi i fosilizimit. Ndërsa për listën e LSI nuk dua që të humbasë kohë. Ajo është lista e SPAK dhe OFL-së. Nuk ishte si të ishte ndryshe dhe më vjen keq për shumë të rinj dhe të reja që natyrisht nuk i përkasin këtij kategorizimi, por janë enturazh si mezetë rreth karkalecave të tiganit të Monikës. Karkalecat janë në qendër dhe është thjesht një afirmim i një katandie keq e mos me keq, të një force politike që ka luajtur rolet e saj në proceset demokratike të Shqipërisë dhe sot është një magazinë private që administrohet nga zyra e presidentit dhe shet dokrra e blen vota.”, tha Rama.

Të Fundit