‘Mafia e plehrave ka vjedhur 400 mln euro nga taksapaguesit’, Basha thirrje SPAK: Jepni përgjigje para shqiptarëve ose largohuni

‘Mafia e plehrave ka vjedhur 400 mln euro nga taksapaguesit’, Basha thirrje SPAK: Jepni përgjigje para shqiptarëve ose largohuni

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ditën e sotme ngriti sërish zërin lidhur me çështjen e inceneratorëve, me të cilat siç tha po vidhen miliona euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Sipas kryedemokratit, janë 400 mln euro të shqiptarëve për mafien e plehrave, ndërkohë që në këtë kohë pandemie duhet të shkonin në ndihmë të mjekëve, infermierëve dhe familjeve në nevojë.

Ai i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion që të mos heshtë më përballë këtij akti korruptiv dhe të justifikojë ekzistencën e vet si një institucion i ndërtuar mbi një investim të madh vendas dhe ndërkombëtar.

“Ky është raporti i KLSH për aferën e inceneratorëve, mafies së plehrave. Të dhëna publike që tregojnë se kanë marrë para me lopatë dhe i kanë ndarë me politikanë të korruptuar.

Është një institucion i investuar nga kushtetuta dhe SHBA. Të dalin e të thonë a kanë filluar hetimet. Ky krim i rëndë duhet hetuar dhe përgjegjësit duhen dënuar. Vetëm javën e kaluar janë paguar 2 mln euro dhe s’lëviz gishtin asnjë prokuror. Jepni përgjigje para shqiptarëve ose largohuni”, tha z. Basha.

Të Fundit