Macron kërkon falje, Franca pranon vuajtjet që i shkaktoi Ruandës për gjenocidin që la 800.000 viktima

Franca pranon vuajtjet që i ka shkaktuar Ruandës për gjenocidin e vitit 1994, ku mbetën të vrarë 800.000 persona.

Gjatë një ndalese në shtetin afrikan, presidenti Macron vizitoi Memorialin e Gjenocidit dhe mbajti një fjalim të shkurtër drejtuar kryesisht të mbijetuarve. Ai e pranoi që Franca kishte faj, duke kërkuar falje.

“Franca ka një rol, histori dhe një përgjegjësi politike në Ruandë. Ajo ka një detyrë: të shohë historinë në fytyrë dhe të njohë vuajtjet që i shkaktoi popullit Ruandës duke favorizuar heshtjen për një kohë të gjatë”, – shtoi shefi i Elizesë.

Të Fundit