Lushnje/ Skandali i permbarueses Gjergjova, gjykata i jep te drejte emisionit “Stop”.


Pak ditë më parë emisioni “Stop” trajtoi një problem pronësie mes dy vëllezërve në Lushnje. Pëllumb dhe Seit Zele janë konflikuar për pronën dhe situata është rënduar, kur përmbaruesja shtetërore, Luiza Gjergjova, ditën e ekzekutimit të ndarjes së pasurisë, e ka bërë pa praninë e ekspertes, në shkelje të hapur të ligjit.Gazetari i “Stop” e pyeti përmbaruesen Gjergjova, se pse ekzekuton vendimin pa ekspert, por ajo ofendoi gazetarin. Akti i ulët i përmbarueses Gjergjova u mor në mbrojtje nga kreu i përmbarimit shtetëror Piro Lutaj. Vetë Gjergjova u përball në gjyq me redaksinë e emisionit “Stop” dhe gjykata e Lushjnes i dha të drejtë emisionit “Stop”.

Të Fundit