Lulzim Basha: Për të ardhur keq ku përfundoi Sali Berisha

Paria Demokratike ka reaguar nëpërmjet një deklarate në lidhje me dhunën në protestën e thirrur nga Sali Berisha. PD shkruan se Berisha po tenton të marrë me dhunë selinë e PD me një grusht njerëzish.

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE

Për të ardhur keq ku përfundoi Sali Berisha, i njëjtë me Edi Ramën e 21 Janarit! Me një grusht njerëzish kërkon të marrë me dhunë Partinë Demokratike për ta kthyer në një bunker, ku të strehojë veten dhe familjen kundër interesit të demokratëve dhe të shqiptarëve!

Ka një lajm të mirë në këtë fatkeqësi për Sali Berishën: Ai është i braktisur nga demokratët. Janë më pak se 800 mercenarë në oborrin e PD, që ushtrojnë dhunë në këtë përpjekje të turpshme kundër demokratëve.

Aktet e dhunës së sotme kundër Partisë Demokratike shënojnë izolimin final të Sali Berishës dhe largimin me turp nga skena politike.

Të Fundit