“Luli në krye të listës si dhëndër”- Rama: Qytetarët e Tiranës midis dy pensionistëve, Luljeta Bozos dhe Sali Berishës

Kryeministri Edi Rama komentoi emrat në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, një ditë pas zyrtarizimit të tyre dhe dorëzimit në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama përdori epitete për aleatët e Bashës, të vendosur në listat e sigurta, dhe tha se personalisht është i zhgënjyer me këtë përzgjedhje.

Ndërsa kryedemokratin Basha e quajti “dhëndër”, duke iu referuar renditjes së tij në lista.

Edhe Luli atje në krye të listës se dhëndri vihet gjithmonë në ballë e pastaj është i gjithë fisi që i vihet prapa per te shkuar ne dasme, e nga ana tjeter nusja ne balle e SPAK me OFL, dmth subjektet e SPAK e OFL e do martohen bashkë në 25 prill me bekimin e shqiptarëve këta, katastrofë.”

Sipas Ramës, “kapiteni” i skuadrës me të cilën PD shkon në zgjedhje është Sali Berisha, të cilin e quajti të vetmin pensionist në këtë listë. Ndërkohë kryeministri theksoi se Berisha do të jetë përballë inxhinieres Luljeta Bozo.

“Nuk e di ndër ju, përfshirë edhe ata ndër ju që e kanë zemrën djathtas, cili është ai qytetar e ajo qytetare që e ka zemrën djathtas që në Tiranë do dalë nga shtëpia të votojë për një skuadër ku kapiteni është Sali Berisha dhe ku janë me rradhë një në dy fosilet e Shqipërisë.

Fatmir Mediu, lista e PD, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule, e natyrisht Desdemona Mesila Doda, Dash Shehi, në këto emra që thashë mbaroi gjysma e skuadrës. E pabesueshme, skuadër e futur poër të mbajtur bashkë që njëri të mos dehet në stol e tjetri të mos vjedhi tutat e të tjerëve në stol tjetri mos marrë stolin e të iki në shtëpi, e kjo është alternativa për Shqipërinë?

Me këtë Shqipëria fiton? Me Mediun fitojnë pronarët që ka që ditën që vdiq i shkreti Sabri Godo e i mori vulën e futi në xhep e me atë vulë vetëm një certifikatë prone ka firmosur, vendin si deputet në parcelën e PD-së.

Shpëtim Idrizi sekseri i Camërisë, që zgjohet nga gjumi në orën 2 e del ne tv i buhavitur e i hap luftë Greqisë e pastaj shkon zyrë më zyrë për të kërkuar vende pëllumbash në administratë që ti shesë majtash djathtas.

Vangjel Dule në Tiranë cfarë do? Apo se nuk e voton më njeri as në minoritet në Sarandë e Gjirokastër? Për ti thënë të djathtës që doni s’doi hani Vangjelin.

Se Mesilën e kuptoj e kanë futur se do më lidhi mua me zinxhir pasi dogji palmën te Kryeministria. Katastrofë, unë që më shihnio këtu jam i zhgënjyer.

Qytetarët e Tiranës kanë mundësinë të zgjedin mes dy pensionistëve, Luljeta Bozos dhe Sali Berishës. E do zgjedhin Saliun? Kjo është e reja që sjell PD për pensionistët? Se ai është përfaqësuesi i pensionistëve në krahun e djathtë. Për cfarë, për ti marrë e ti nxjerrin që të djegin palma? Shumë e habitshme, e s’dua të përmend emra të tjerë se është cështje fenomeni, s’kam asnjë problem me emrat e tjerë”.

Të Fundit