Luleshtrydhja e kultivuar në Izrael hyn në Guinness (FOTO)

Luleshtrydhja më e madhe në botë, e kultivuar, peshon rreth 300 gramë. Me një gjatësi prej 18 cm dhe 34 cm perimetër, ajo ka hyrë në librin e rekordeve Guinness.

Me peshë 289 g, luleshtrydhja është një varietet izraelit, thotë Nir Dai, studiues në Institutin Volcani të Izraelit, ku ajo u zhvillua.

Ajo është rritur në fermën e Chahi Ariel, i cili thotë se nisi të shpresonte se do të ishte fitues kur pa se sa po rriteshin frutat në fermën e tij familjare vitin e kaluar. Ai ka pritur konfirmimin se ishte një rekord ndërsa mbante si provë luleshtrydhen gjigante në frigorifer.

Moti i pazakontë i ftohtë në fillim të vitit 2021 ngadalësoi procesin e pjekjes së luleshtrydhes, duke e lejuar atë të fitojë ndërkohë peshë, thuhet në përshkrimin e rekordit.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga një fermer japonez, i cili kultivoi një luleshtrydhe prej 250 g në 2015.

Të Fundit