Lukashenko: Ushtria bjelloruse nuk do të marrë pjesë në pushtimin e Ukrainës

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë për mediat shtetërore se forcat e tij nuk do të bashkohen me trupat ruse në pushtimin e Ukrainës.

Lukashenko, i cili është një aleat i ngushtë i Vladimir Putin, tha se “ushtria bjelloruse nuk po merr pjesë në aksione ushtarake dhe kurrë nuk ka marrë pjesë’.

Ne mund t’ia dëshmojmë këtë kujtdo. Më shumë se kaq, udhëheqja ruse nuk e ngriti kurrë me ne çështjen e përfshirjes sonë në konfliktin e armatosur. Dhe ne nuk kemi ndërmend të marrim pjesë në këtë operacion special në Ukrainë në të ardhmen. Nuk ka nevojë për këtë gjë”.

Të hënën u rrit frika se Lukashenko po përgatitej të dërgonte një forcë ushtarake për t’u bashkuar në sulmin në Kiev. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, tha dje se Rusia ishte tallur me sovranitetin e Bjellorusisë duke nisur pushtimin e Ukrainës nga territori bjellorus.

Të Fundit