Lufta në sy të tre fëmijëve/ Detaje tronditëse nga brenda apartamentit në Kavajë.(Video)

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjerjen e sotme në qytetin e Kavajës ku humbi jetën një person dhe mbeti i plagosur një tjetër.
Përveç gruas 30-vjeçare Marsida Qatja, viktimës Dritan Haxholli dhe shefit të sigurisë në burgun e Durrësit, Bledar Toçi në apartament kanë qenë të pranishëm tre fëmijët e mitur të Qatjas dhe dy miq të saj.
Sipas News 24 Marsida Qatja është duke u hetuar prej disa kohësh për akuzën e mashtrimit përmes asgjensisë turistike që ajo ka.
Rreth orës 23 e 30 tek banesa e shtetases Marsida Qatja ka shkuar shtetasi Dritan Haxholli, i cili ka pasur me vete edhe një armë zjarri automatik dhe me qytën e armës ka goditur dritaren e kuzhinës së banesës së shtetases Marsida Qatja.
Qatja ka komunikuar me viktimën duke i thënë që të vinte brenda për t’u sqaruar dhe në vijim ajo ka hapur derën e banesës së sak. Në këto momente Haxholli është futur në derë me armë në dorë dhe ka konstatuar se në banesë ndodhej shtetasi Bledar Toçi. Dritan Haxholli ka qëlluar me armë në drejtim të Toçit duke plagosur atë ku dhe në këto momente shtetasi Bledar Toci ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë që kishte me vete dhe ka shkëmbyer zjarr me shtetasin Dritan Haxholli i cili ka mbetur i vdekur.

Informacioni paraprak i Policisë së Kavajës:

Rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë, shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë. Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shtetasi B.T, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit