“LSI, kampione për blerje votash”, Spiropali: Më 25 prill s’do guxojnë dot, se i pret burgu!

TIRANË

Kandidatja e PS në Tiranë, Elisa Spiropali,tha se në zgjedhjet e 25 prillit nuk do të guxojë asnjë parti të blejë votat, pasi sipas saj, PS do ta mbrojë votën e qytetarëve përmes ligjeve të forta.

Sipas ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin LSI është partia kampione, që në gjithë këto vite e ka bazuar gjithë strategjinë e saj te blerja e varfërisë.

“PS nuk ka blerë ndonjëherë votën e qytetarëve. Ne e bazojmë forcën tonë elektorale tek idetë tona, te punët që kemi kryer, tek ideologjia, etj. Nuk e besojmë ne te vjedhja e votës. Dhe c’është e drejta as PD nuk është shquar për këtë. E para është LSI, është kampione. Të gjithë strategjinë e saj elektorale në vite e ka bazuar te blerja e varfërisë, gjetja e eksponentëve që mund t’i ofrojë përmes lloj-lloj formash ryshfeti, etj. Ne do ta mbrojmë votën përmes ligjeve të forta. Nuk besoj se ka njeri aq të marrë, që të shkojë në burg. Nuk guxon njeri, kur nuk e mbron askush, të shkojë në burg”, tha Spiropali.

Më tej, Spiropali sulmoi kreun e PD, Lulzim Basha, duke thënë se ai nuk mund të ndalojë korrupsionin, kur sipas saj, është vetë i zhytur në korrupsion.

Të Fundit