‘Lironi shokët tanë’, protestuesit zhvendosen përballë Drejtorisë së Policisë

Teksa qëndruan për disa orë para Kryeministrisë, një grup të rinjsh kanë nisur marshimin drejt drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Protestuesit kanë ecur përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit, duke bllokuar kështu qarkullimin.

Teksa janë stacionuar te Drejtoria e Policisë së Tiranës ata kanë kërkuar lirimin e protestuesve të tjerë.

Ndërkohë janë dëgjuar edhe thirrje duke përmendur emrin e Klodian Rashës, i riu i vrarë nga polici Nevaldo Hajdaraj, në 8 dhjetor, e ndërsa u kanë bërë thirrje edhe policëve: Hiqni kapelet.

Shqipëria në protestë për rritjen e çmimeve, qytetarët: Boll na vodhët dhe mashtruat

Paraditen e kësaj të shtune me pankarta në duar qytetarët janë grupuar në shesh për të kërkuar të drejtën e tyre dhe për rritjen abuzive të çmimeve të ushqimeve dhe të karburanteve në vendin tonë.

Aktivisti Adriatik Lapaj teksa ka marrë mikrofonin para qytetarëve protestues është shprehur se kjo është mundësia e tyre e vetme ndërsa ka kërkuara që të mos tërhiqen.

‘Mos u tërhiqni më. Kjo është mundësia juaj, çojeni deri në fund. Larg duart nga xhepat e qytetarëve jeni më të mirët.

Ndërsa Edlira Çepani deklaroi se “Ne na pyesin ku janë shqiptarët, pse nuk reagojnë, përgjigja është në këtë shesh ja ku janë të reagojnë sot. Mesazhi ynë sot është boll u tallët me shqiptarët, boll i vodhët, boll na tallët e na shkelët”.

Më herët edhe Nënë Liza e cila proteston sot para Kryeministrisë, pohoi se çmimet janë rritur, duke bërë të papërballueshëm jetesën.

Ai ngriti çmimet, ngriti taksat. S’ka rrugë ndryshe, ngrihuni në protestë. Unë jam Nënë Liza, na nxori nga shtëpia. Meqë na shembi shtëpitë, na ngriti dhe çmimet. Duam bukë dhe shtëpi. Ky po qe burrë, do dalë para këtij populli të lërë zyrën.

Rritja e çmimeve/ Qytetarët mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’, marshojnë drejt kryeministrisë

Shqiptarët janë ngritur sërish në protestë, në shenjë kundërshtie për rritjen e çmimeve. Ashtu siç u njoftua dhe në rrjetet sociale, tubimi në kryeqytet nisi në orën 11:00, ku qytetarët e mbledhur në sheshin Skenderbej kanë nisur te marshojnë drejt Kryeministrisë.

Lajtmotivi i protestës së sotme është ‘boll na vodhët!”, që do të prijë protestën e sotme, që thuhet se do të zgjasë.

Kjo është protesta e 4 kombëtare, teksa pritet që qytetarë nga i gjithë vendi të marrin pjesë. Prej të mërkurës qytetarët kanë dalë në protesta nga Veriu në Jug, për rritjen e çmimit të karburantit, por edhe rritjes së çmimit të të gjitha produkteve ushqimore dhe taksave.

Një numër i madh forcash policie është planifikuar të jenë sot në terren për të ruajtur rendin dhe qetësinë. Policia iu ka bërë thirrje protestuesve të mos bllokojnë rrugët.

Të Fundit