Liroi te akuzuarin per veper penale, prokurori Emeror Kasaj: Kam marre 300 mije euro!! – Stop
KLIPET

Liroi te akuzuarin per veper penale, prokurori Emeror Kasaj: Kam marre 300 mije euro!!

Në mars të vitit 2015 në qytetin e Tepelenës janë grabitur dhe dhunuar me armë në banesën e tyre tre-kateshe, dy bashkëshortët e moshuar Naim Çiça dhe Antoleta Çiça.Prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj hetoi ngjarjen dhe një prej të dyshuarve ishte Erigels Mihasi.Për shkak edhe të lidhjes, që Erigelsi kishte në ngjarjen e ndodhur në zonën e ish-bllokut në tetor 2018 në Tiranë, prokurori Emëror Kasaj, në janar 2019 nxorri urdhër arresti për shtetasin Erigels Mihasi.Pas kësaj mase, në rrethana të dyshimta Kasaj e zëvendësoi masën e arrestit me detyrim paraqitjeje pas vetëm 6 muajsh. Përsa i përket ngjarjes së Tepelenës, autorësia iu kalua një personi të vdekur, Fabian Gaxha, viktimë e masakrës së bllokut.Për këtë arsye prokurori Emëror Kasaj kërkoi pushimin e cështjes për Erigels Mihasin.Gjykata e Gjirokastrës nuk ia pranoi prokurorit kërkesën për pushimin e cështjes së Tepelenës, duke i dhënë 3 muaj kohë për ta zbardhur tamam atë.Por Kasaj nuk e bëri kurrë këtë, duke cuar në ngjarjen e Astirit të pak ditëve më parë, ku një prej viktimave ishte Erigels Mihasi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *