Lindita Nikollës: Përgjegjësi për të përmbushur pritshmëritë e Ramës, do të krijoj hapësira për opozitën

TIRANË

Lindita Nikolla është shfaqur e emocionuar pasi mësoi lajmin se do të jetë kryetarja e re e Parlamentit.

Në një prononcim nga Pallati i Kongreseve për mediat, Nikolla thotë se  do të punojë për të krijuar klimë pozitive dhe hapësira për opozitën në Kuvend.

Ajo thotë se është e mbushur me përgjegjësi për të përmbushur pritshmëritë e Ramës.

‘’Do punoj me përkushtim për respektimin e rregullores, për krijimin e një klime pozitive në Parlament, për krijimin e hapësirave për opozitën. E mbushur me përgjegjshmëri për të përmbushur pritshmëritë e kryetarit të PS për zgjedhjen time.’’- tha Nikolla.

Të Fundit