Lehtësimi i masave, Manastirliu: “Tregoni kujdes maksimal”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, iu bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, për shkak të lehtësimit të masave ndaj koronavirusit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Manastirliu publikon disa rregulla të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e virusit të rëndë.

“Me lehtësimin e masave shtrënguese, është shumë e rëndësishme që secili prej nesh të tregojë kujdes maksimal për të ruajtur veten dhe të tjerët. Ja disa rregulla të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e #COVID19”, shkruan Manastirliu.

Të Fundit